image Drejtori i SHSKUK-së: Kosova ka kapacitete për të trajtuar 2 mijë pacientë me koronavirus

Kosovë

Shëndetësi/ Drejtori i SHSKUK-së: Kosova ka kapacitete për të trajtuar 2 mijë pacientë me koronavirus

news image

Gjatë kohës sa zgjatë pandemia, në shumë klinika të QKUK-së do të trajtohen vetëm rastet emergjente në mënyrë që shtretërit të dedikohen për të prekurit me koronavirus.

Drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu ka thënë se masat e para që janë marrë kanë të bëjnë me furnizim të mjaftueshëm me materiale shëndetësore.

“Kemi menduar se si do të sillemi nëse do të ketë një fluks më të madh të pacientëve të prekur me COVID-19 e që kanë nevojë për oksigjenoterapi apo trajtim me respiratorë”, tha ai.

Sejdiu thotë se edhe disa projekte në implementim si ai i Mjekësisë Sportive janë funskionalizuar para kohe, në mënyrë që të jenë të gatshëm për ndonjë fluks më të madh të pacientëve me COVID-19.

Tutje, ai shtoi se janë mobilizuar edhe spitalet regjionale për një fluks më të madh të pacientëve të prekur me koronavirus.

“Në përgjithësi i kemi në disponueshmëri rreth 2 mijë shtretër nëpër spitale dhe QKUK por në raste të caktuara mund edhe të zgjerohemi më shumë pasi janë ndërprerë edhe disa shërbime jo emergjente në klinika tjera”, ka thënë Sejdiu për RTVD.

Sejdiu thotë se rastet emergjente nuk do të mbeten pa shërbime, por kërkon mirëkuptim nga familjarët që të respektojnë udhëzimet për të ndaluar vizitat./GazetaSinjali/