Drejtori i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Basri Sejdiu, ka konfirmuar për Gazetën Sinjali se nuk ka asnjë person të infektuar me koronavirus.
Pas raportimeve të mediave se dyshohet për dy raste me koronavirus në vendin tonë, Gazeta Sinjali ka kontaktuar me Basri Sejdiun i cili tha se aktualisht nuk ka të infektuar.
“Nuk ka të infektuar”, konfirmoi Sejdiu për Gazetën Sinjali.
“Ka në vazhdimësi dyshime, por nuk ka konfirmim që janë të dyshuar me koronavirs”, tha Sejdiu. /Gazeta Sinjali/