image Drejtori i Policisë viziton BIK-un për Kurban Bajram

Siguri

Drejtori i Policisë viziton BIK-un për Kurban Bajram

news image

Policia e Kosovës ka zhvilluar një vizitë në Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK) me rastin e festës së Kurban Bajramit, shkruan Gazeta Sinjali.

Delegacioni i Policisë i kryesuar nga drejtori Gazmend Hoxha u mirëprit nga Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.

Gjatë takimit u shkëmbyen urime të përzemërta për festën, në shenjë respekti dhe bashkëpunimi ndërinstitucional.

Tërnava dhe Hoxha theksuan rëndësinë e bashkëpunimit për paqen, sigurinë dhe mirëkuptimin në shoqëri, veçanërisht në ditë të shënuara si kjo.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/