image Drejtori i Policisë: Ka dy pista, po zhvillohen aksione

Siguri

Drejtori i Policisë: Ka dy pista, po zhvillohen aksione

news image

Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka thënë se aktualisht janë dy ose tri pista në të cilat po punohet për zbardhjen e autorit të krimit që la të vdekur tre persona në Gllogjan të Deçanit.

“Të gjitha njësitet relevante janë këtu. Aktualisht i kemi dy ose tri pista në të cilat jemi duke punuar. Fatkeqësisht nuk mund të japim detaje sepse në pistat në të cilat po punojmë janë në fazë fillestare”, është shprehur Mehmeti.

Mehmeti tha se aktualisht janë duke u zhvilluar aksione në kërkim të të dyshuarit dhe po intervistohen persona që mund të kenë lidhje me rastin.

Më tej, sa i përket asaj se Gllogjani duhet të hyj në ‘shtet-rrethim’, Mehmeti tha se aktualisht në vendin e ngjarjes e kanë edhe njësinë e qenëve, por që sipas tij, në mot me shi ata nuk mund  të nuhasin ose të çojnë drejt ndonjë piste.

“Akutalisht kemi njësi të mjaftueshme, por në situata të tilla si kjo me shi, qentë nuk arrijnë ta nuhasin erën e armës apo diçka tjetër”, ka thënë ai.

/GazetaSinjali/