image Drejtori i Policisë: Dyshohet se ka pasur rrjedhje të informacionit lidhur me operacionin - Sinjali

Drejtori i Policisë: Dyshohet se ka pasur rrjedhje të informacionit lidhur me operacionin

news image

Gazeta Sinjali sot raportoi se barrikadat që janë vënë nga strukturat paralele të organizuar si “mbrojtja civile” në veri, dyshohet se e kanë marrë informacionin qysh mbrëmë dhe kanë alarmuar anëtarët e tyre për ta penguar Policinë e Kosovës.

Edhe drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti, ka thënë se dyshohet se ka pasur rrjedhje të informacionit lidhur me operacionin.

“Dyshohet se ka pasur rrjedhje të informacionit, po hetohet kjo. Nga 9 lokacione në veri, tetë s’kanë mundur të realizohet operacioni se qytetarët kanë penguar zhvillimin e operacionit. Si pasojë 10 zyrtarë kanë pësuar lëndime, 7 shqiptarë, tre prej tyre hetues, tre operatorë të njësisë speciale e tre të reagimit të shpejtë”, tha drejtori i Policisë.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin