image Drejtori i Neurokirurgjisë për Sinjalin: Gjendja e Harbin Vitisë i njohur si “Plaku” "është stabile"

Shëndetësi

Drejtori i Neurokirurgjisë për Sinjalin: Gjendja e Harbin Vitisë i njohur si “Plaku” “është stabile”

news image

Harbin Vitija, i njohur me nofkën “Plaku”, vazhdon të jetë nën trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), por gjendja e tij shëndetësore tashmë është stabile.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar drejtori i Klinikës së Neurokirurgjisë, Besnik Elshani, i cili tha shkurt se gjendja e Vitisë është stabile.

Vitija ishte plagosur rëndë më 14 maj në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, pasi dy persona të maskuar dyshohet se kishin hyrë në një kafiteri dhe kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.

Si pasojë, ai kishte marrë plagë të rënda në kokë dhe ishte dërguar për trajtim urgjent në QKUK.

Pas atentatit, gjendja e tij ishte raportuar si kritike, ndërsa për ditë të tëra ai kishte qëndruar në kujdes intensiv.

Para dy ditësh “Plaku” është transferuar në Neurokirurgji, ku po vazhdon trajtimin nën kujdesin e mjekëve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/