image Drejtori i Infektivës paralajmëron kthimin në normalitet: Të ketë vaksinim masiv deri në shtator

Shëndetësi

Drejtori i Infektivës paralajmëron kthimin në normalitet: Të ketë vaksinim masiv deri në shtator

news image

Drejtori i Klinikës Infektive, Izet Sadiku, ka thënë se vaksina është mjeti kryesor për parandalimin e COVID-19 duke u bërë thirrje kështu të gjithë qytetarëve nga mosha 18 vjeçare që të marrin vaksinën.

“Vaksina është mjeti kryesor për parandalimin dhe futjen nën kontroll të Covid-19. Prandaj iu bëjë apel të gjithë qytetarëve të cilët janë prej moshës 18 vjeçare që të marrin vaksinën me qëllim që vaksinimi sa më i madh i qytetarëve të na ofrojë mundësinë që të fusim nën kontroll pandeminë”, ka thënë Sadiku.

Sadiku thotë  se personat që janë vaksinuar deri më tani nuk kanë pasur ndonjë komplikim shëndetësorë.

“Personat që janë vaksinuar nuk kanë pasur komplikime. Sigurisht po flas prej përvojës nga kolegët tanë se shumica e punëtorëve shëndetësor të infektives janë të vaksinuar dhe ata kanë pasur ankesa të zakonshme pas vaksinimit me temperatura brenda një ditë apo dhimbje muskulore por nuk ka pasur pacientë që është lajmëruar në klinikën infektive si pasojë e komplikimeve të Covid-19”, tha ai.

Sadiku theksoi se nëse deri në muajin shtator bëhet  vaksinimi masiv i popullsisë, do të krijoheshin efektet e para të futjes nën kontroll të pandemisë dhe kthimin në normalitet.

“Unë mendoj që pandemia ka filluar te futet nën kontroll dhe me vaksinimin e madh të popullsisë mendoj që jemi në hapat e parë të fazës së vaksinimit dhe për këtë arsye duhet respektuar masat dhe me krijuar mundësi sa më shumë me vaksinuar“, ka thënë Sadiku, Drejtor në Klinikën Infektive./Gazeta Sinjali/