Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, u ka bërë thirrje të gjitha komunave në Kosovë që t’i evidentojnë musafirët që vijnë në komunat e tyre, me qëllim që të luftohet përhapja e virusit vdekjeprurës COVID-19.
Një gjë të tillë po e praktikon edhe komuna e Suharekës.
Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka obliguar kryetarët e fshatrave që të mirren me evidentimin e secilit qytetar që ka ardhur në Kosovë javëve të fundit.
Këtë e ka përshëndetur drejtori Ramadani, i cili ka bërë thirrje që të ndjekin këtë shembull të Suharekës.
“Apel komunave të Kosovës. Ndiqeni shembullin e Suharekës! Evidentoni musafirët që t’i presim sa më mirë! Ti mbrojmë nga COVID-19 duke i uruar qëndrim të këndshëm në shtëpitë e tyre në vetëkaratinë”, ka thënë ai.
Ndryshe, edhe sot po vazhdon pastrimi dhe dezinfektimi i rrugëve dhe shesheve në Suharekë./GazetaSinjali/