image Drejtori i Dortmund tregon nëse Haaland do të transferohet tek City

Futboll

Drejtori i Dortmund tregon nëse Haaland do të transferohet tek City

news image

Erling Haaland duket gjithnjë e më afër largimit nga Dortmundi, me Manchester Cityn dhe Real Madrid si dy opsionet kryesore për t’u transferuar, shkruan Sinjali Sport.

Shefi ekzekutiv i Borussia Dortmundit, Hans-Joachim Watzke ka folur edhe njëherë për të ardhmen e Haaland, ku ka theksuar se çdo ofertë e paraqitur nga Manchester City për Erling Haaland do të ishte e pakrahasueshme, por gjithashtu është zotuar se klubi do të gjejë një “talent të ri” nëse ai largohet.

City mendohet të jetë duke udhëhequr garën për të nënshkruar me Haaland përpara afatit kalimtar të verës, me raportimin që 21-vjeçarit i është ofruar një kontratë në Etihad Stadium që do ta bënte atë lojtarin më të paguar në Premier League, ku do të përfitonte rreth 500 mijë funte në javë.

Watzke i ka mohuar ato “thashetheme”, por gjithashtu pranon se Dortmundi nuk do të ishte në gjendje të “vazhdonte financiarisht” nëse Man City do të niste një ofertë zyrtare për sulmuesin norvegjez.

“Kam hequr dorë nga gjykimi i thashethemeve të medias. Përndryshe, dita ime do të duhej të kishte 36 orë,” tha Watzke për ‘Sport Bild’. Aktualisht nuk dimë ndonjë gjë specifike nga ana e lojtarit, as nuk na është afruar dikush. Megjithatë, ne nuk mund të vazhdojmë financiarisht nëse Manchester City vjen [për Haaland]”, është shprehur Watzke.

Watzke ka këmbëngulur se Dortmundi do të krijojë një ‘yll të ri’ në rast se norvegjezi përfundimisht largohet nga klubi gjerman.

/GazetaSinjaliSport/