Drejtori i Bayern Munchen, Karl Heinz Rummenigge ka propozuar një plan për vazhdimin e këtij sezoni dhe fillimin e këtij sezoni.
Sipas tij, duhet përfunduar ky sezon që shumë skuadra t’i shpëtojnë kolapsit ekonomik, transmeton Gazeta Sinjali.
Rummenigge ka thënë se duhet t’i jepet hapsirë këtij sezoni deri në muajin shtator, kurse sezoni i ardhshëm të filloj në dhjetor.
‘Në mënyrë që të mos shtrembërojmë ligën tonë, është thelbësore që ta përfundojmë këtë sezon. Kjo gjithashtu, ka të bëjë me mbijetësën e shumë prej klubeve tona, në mënyrë që të shmanget një fatkeqësi e paparë ekonomike. Për këtë arsye do të ishte e mençur ta zgjatnim vitin fiskal futbollistik 2019-2020 deri në shtator’
‘Starti i sezonit tjetër mund të ndodhë në fillim të dimrit, në mënyrë që lojtarët të ëprfitojnë nga pushimet dhe nga një përgatitje e mjaftueshme e gjatë. Ky është një skenar krejtësisht i imagjinueshëm’, u shprehë ai./Gazeta Sinjali/