image Drejtori i AKI-së raporton sot në komision lidhur me hapjen e kasafortës në Presidencë

Kosovë

Drejtori i AKI-së raporton sot në komision lidhur me hapjen e kasafortës në Presidencë

news image

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Kreshnik Gashi pritet sot të raportojë në Komisionin për Mbikëqyrjen e AKI-së, duke filluar nga ora 10:00, lidhur me hapjen e kasafortës më 6 nëntor në Zyrën e Presidencës.

Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht për këtë rast, ku një ditë pasi ish-presidenti Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale, ndodhi kjo ngjarje e pazakontë në Presidencë. Pikërisht në këtë institucion të lartë shtetëror, një zyrtar i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë tentoi të ‘avullojë’ dokumente “Sekret” dhe “Top sekret” nga kasaforta e Presidencës.

Për këtë rast, U.D. e Presidentit, Vjosa Osmani e kishte denoncuar në Prokurori këtë ndërhyrje të AKI-së.

Më 6 nëntor 2020, sekretari i zyrës së Presidencës, fillimisht e kishte njoftuar stafin e U.D. Presidentit se EULEX-i do të bastis zyrat e Presidencë, por  pasi Osmani e kishte kontaktuar ELEUX-in, ata e kanë mohuar se një gjë e tillë do të ndodhë, pasi nuk kishte urdhër për bastisje.

Lidhur me këtë rast, Osmani dhe Gashi kishin pasur një takim të ashpër.

Detajet për këtë ngjarje mund t’i gjeni në artikullin e mëposhtëm.

/GazetaSinjali/