Drejtori i AgroKosova Holding, Bekim Krasniqi, ka njoftuar sonte Policinë se ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri, rreth orës 21:19, në Suharekë, raporton Gazeta Sinjali.
Si rezultat i denoncimit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, për të bërë ekzaminimet e nevojshme, por deri më tani, nuk është gjetur asnjë gjurmë e përdorimit të armës.
Kështu kanë bërë të ditur dëshmitarët që ishin në vendin e ngjarjes, të cilët në kushte anonimiteti thanë për Sinjalin se askush nuk ka dëgjuar përreth të shtëna me armë.
Edhe nga Policia e kanë konfirmuar se nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, ndërkohë që njësitet policore janë ende në vendin e ngjarjes.
“Rreth orës 21:19 Bekim Krasniqi, drejtor i Agrokosova Holdin në Suharekë ka informuar se ka gjuajtje me armë. Reagimi policor ka qenë i menjëhershëm. Patrullat kanë kontaktuar me ankuesi Bekim Krasniqi i cili deklaron se ka dëgjuar të shtëna por nuk është i sigurt se prej nga është shtënë dhe me çka është shtënë. Patrullat kanë patrulluar në atë lokacion por deri më tani nuk kane hasur në diçka të dyshimtë. Patrullat së bashku me njësitet tjera ende janë në atë lokacion”.