image Drejtoresha e shkollës “Hasan Prishtina” flet për Sinjalin, thotë se të miturin e sulmuan disa nxënës nga Hajvalia

Kosovë

Drejtoresha e shkollës “Hasan Prishtina” flet për Sinjalin, thotë se të miturin e sulmuan disa nxënës nga Hajvalia

news image

Videoja të cilën e ka publikuar Gazeta Sinjali në të cilën shihen disa të mitur duke e shkelmuar një të mitur tjetër është parë edhe nga drejtoria e Shkollës Fillore “Hasan Prishtina”.

Drejtoresha e kësaj shkolle, Sofie Bunjaku i ka deklaruar Gazetës Sinjali se ata kanë arritur që të identifikojnë vetëm një nxënës të tyre i cili shihet duke u goditur nga nxënësit e tjerë dhe ai është A.H.

Sipas saj, më vonë kanë pranuar informata se disa nga nxënësit të cilët shihen në video duke ushtruar dhunë janë nga Hajvalia. 

Bunjaku shtoi se A.H i cili ka pësuar nga dhuna nuk është i njohur për ndonjë sjellje agresive por që në të kaluarën ka pasur disa fërkime me bashkëmoshatar por të cilat nuk kanë qenë serioze.

Videon e kam parë dhe ne kemi parë vetëm nxënësin tonë i cili është godit nga nxënës të tjerë. Nga informacionet e familjes na është thënë se këta nxënës janë nga Hajvalia të cilët e godasin A.H nxënësin e shkollës tonë.  A.H nuk është i njohur si problematik. Ne nuk kemi psikolog nëpër shkolla poashtu kemi pak informacione se çfarë ndodh jashtë. Duke pasur parasysh edhe këtë kohën e internetit ku bashkëmoshatarët ngacmohen nëpër rrjete është e vështirë të dijmë se çfarë po ndodh” ka thënë ajo.