image "Drejtësia triumfoi" - Avokati Berisha reagon pas aktgjykimit lirues ndaj klientit të tij Azem Syla

Drejtësi

“Drejtësia triumfoi” – Avokati Berisha reagon pas aktgjykimit lirues ndaj klientit të tij Azem Syla

news image

Ish i akuzuari në rastin “Toka”, Azem Syla, i njohur si komandant “Daja” është shpallur i pafajshëm.

Lajmin e ka konfirmuar avokati i Sylës, Besnik Berisha i cili tha se sot drejtësia triumfoi.

“Triumf si para kater viteve!

Kete foto e patem realizu para kater viteve me z. Azem Syla, i njohur si Komandant ” DAJA” perderisa ishim ne pauze ne bufene e Dhomave te Specializuara ne Hage, aty ku per tre dite rresht u perballem me padrejtesine dhe dolem te buzeqeshur e fitimtare.

U patem dakordu qe kete foto ta postojme vetem atehere kur ta fitojme edhe betejen tjeter kunder Serbise, ne procesin skandaloz qe e filloi EULEX kunder tij, me aktakuzen qe u gatua ne Serbi.

Sot edhe kete beteje e fituam, sot drejtesia triumfoj dhe sot u poqen kushtet qe kete foto ta postojme🙂!

Jam i lumtur qe isha pjese e ketyre betejave ne cilesine e avokatit te z. SYLA, i cili, perkunder ofertave qe te angazhoi avokat nderkombetar, me zgjodhi mua si te vetmin qe i besoi!

Urime z. SYLA dhe familjes se tij!”

/GazetaSinjali/