“Drejtësi për gratë”, “Policia nuk beson”, “Drejtësi për Valbonën”, janë disa prej thirrjeve që u bënë në marshin protestues “Marshoj s’festoj”, shkruan Gazeta Sinjali.
Marshi po mbahet pikërisht më 8 Mars, në Ditën e Gruas.
Në këtë marsh të pranishëm janë parë edhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, e kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, si dhe politikanë tjerë.