image Drejtësi për Astrit Deharin kërkohet edhe në Londër

Protestë/ Drejtësi për Astrit Deharin kërkohet edhe në Londër

news image

Në tre vjetorin e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, sot është protestuar edhe në Londër.

Komuniteti shqiptar sot ka protestuar para Ambasadës së Republikës së Kosovës në Londër, duke kërkuar drejtësi për vdekjen e Astritit tre vite më parë në burgun e Prizrenit.

Aktiviteti protestues është organizuar nga qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Londër.

Sot janë bërë tri vite nga vdekja në rrethana ende të pasqaruara të aktivistit të LVV-së, Astrit Dehari, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ku po mbahej si i dyshuar për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës.

Një marsh protestues sot është mbajtur edhe në Prishtinë, ku mijëra qytetarë kërkuan drejtësi për Astritin./Gazeta Sinjali/