Drejtori i BioNtech, Ugur Sahin, është i bindur që vaksina kundër koronavirusit, do të reagojë edhe kundër sojit të ri të virusit që është regjistruar në Britani të Madhe.
“Tashmë e kemi testuar vaksinën kundër 20 varianteve tjera të virusit me mutacione tjera. Përgjigja imunologjike që prodhon vaksina jonë gjithmonë ka çaktivizuar të gjitha llojet e viruseve”, ka shtuar Sahin, shkruan Sky News, transmeton Gazeta Sinjali.
“Virusi tani ka pësuar më shumë mutacion. Tani duhet ta testojmë, ky proces do të zgjasë dy javë. Megjithatë, jemi të bindur se nuk do të ndikojë në mekanizmin e veprimit”, ka thënë ndër tjera Sahin.
Kreu i kompanisë gjermane, tha se antigjeni që e përdor kompania e tij me seli në Meinz në partneritet me Pfizer, përbëhet nga më shumë se 1.270 amnioacide.
“Vaksina jonë i sheh të gjitha proteinat dhe nxit një përgjigje të shumëfishtë të imunitetit. Si rezultat i kësaj, kemi aq shumë hapësirë për t’u ankoruar, sa që është e vështirë që virusi të shpëtojë. Por, kjo nuk do të thotë që varianti i ri është i padëmshëm. Vaksina e BioNtech, bazohet në molekulën e mRNA-së dhe mund të adaptohet shpejtë me llojet e reja të virusit”, ka shtuar Sahin. /Gazeta Sinjali/