image Drecun: Kurti do të intensifikojë terrorin ndaj serbëve, shqiptarët po inkurajohen të sulmojnë popullin serb

Politikë

Drecun: Kurti do të intensifikojë terrorin ndaj serbëve, shqiptarët po inkurajohen të sulmojnë popullin serb

news image

Kryetari i të ashtuquajturit Komision Parlamentar për Kosovë në Serbi, Milovan Drecun tha se ngjarjet e fundit në veri të Kosovës janë rezultat “i terrorizmit të tmerrshëm” të regjimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Sipas Drecun, Kurti jo vetëm që do të vazhdojë por edhe do të intensifikojë terrorin, i cili sipas tij tashmë shihet me pretekstin e kryerjes së një lloj hetimi. 

“Shqiptarët ekstremë, të motivuar nga politika e Kurtit ndaj serbëve, po ashtu u inkurajuan të sulmojnë popullin serb”, theksoi Drecun.

Drecun shtoi se Kurti tani po e shfrytëzon këtë situatë për të realizuar qëllimet e tij. 

“Ata filluan menjëherë një fushatë sistematike në nivelin e brendshëm, për të treguar se është një grup terrorist, për ta lidhur atë me Beogradin dhe në të njëjtën kohë ata po përgatisin një sulm ndaj listës Srpska”, tha Drecun për RTS.

/GazetaSinjali/