image Drecun: Kam frikë se nuk do të ketë de-eskalim në Kosovë, Kurti nuk po ndryshon sjellje

Politikë

Drecun: Kam frikë se nuk do të ketë de-eskalim në Kosovë, Kurti nuk po ndryshon sjellje

news image

Kryetari i të ashtuquajturit Komision Parlamentar për Kosovën, Milovan Drecun, ka theksuar se ka frikë se për shkak të sjelljes së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, nuk do të ketë zgjidhje për deeskalimin e situatës në veri të Kosovës.

“Ata po i realizojnë disa nga qëllimet e tyre hap pas hapi dhe qëllimi përfundimtar është që serbët të mos mbijetojnë atje dhe të kryejnë spastrim etnik,” tha Drecun.

Ai shtoi se Kurti sigurisht që nuk do ta zbatojë themelimin e Asociacionit.

“Fakti që e qetësuan situatën për momentin nuk do të thotë se nuk do të ketë tension. Ai gjithmonë mund të akuzojë dhe arrestojë një serb pa arsye dhe të gjitha me qëllim të frikësimit”, tha Drecun.

Ai ka theksuar se kur është fjala për deeskalimin, Prishtina tashmë po i shmanget mbajtjes së zgjedhjeve të reja në veri të Kosovës.

“Nuk janë duke punuar në themelimin e Asociacionit, po pezullohet ndërtimi i objekteve të shumta, po marrin vendime për urën në lumin Ibër e të ngjashme. Aktakuza të rrejshme po ngrihen, po përgatitet terreni për eskalim të mëtejmë”, tha Drecun për Pink.

Ai theksoi se është bërë një manovër politike.

“Ata kinse kanë tërhequr disa policë dhe më pas Bislimi pyet pse BE-ja nuk i tërhoqi sanksionet. Mendoj se duhet të paraqitet menjëherë një plan sekuencë, sipas të cilit do të përmbushet marrëveshja”, tha Drecun.

Sipas tij, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka thënë qartë qëndrimin e Beogradit dhe nuk do ta ndryshojë atë, ndërsa, shton ai, Prishtina e konsideron çështjen e Kosovës punë të kryer, që siç thotë ai është absurde.

“Asociacionin e shohin në përputhje me kushtetutën e Kosovës, e jo sipas marrëveshjes së Brukselit”, ka përfunduar Drecun.

/GazetaSinjali/