Kryetari i Komisionit për Kosovën në Parlamentin e Serbisë, Milovam Dreçun, ka thënë se është i papranueshëm Asociacioni i Komunave me shumicë serbe pa kompetenca ekzekutive.
Kjo përgjigje vjen pas deklaratës së të dërguarit të Posaçëm amerikan Gabriel Escobar, i cili tha se Kosovës do t’i ofrohen disa modele të formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, mirëpo pa kompetenca ekzekutive.
“Escobar ka folur për atë se ndoshta duhet të mendohet që Asociacioni të jetë pa kompetenca ekzekutive, dhe se nuk duhet të ketë një nivel tjetër qeverisjeje dhe se mund të ketë një marrëdhënie tjetër bashkëpunimi mes pushteteve lokale. Ky ndoshta është një vizion i tij kornizë se si ndoshta problemi mund të zgjidhet, respektivisht që Prishtina nuk dëshiron të formojë Asociacionin”, tha Dreçun.
Ai tha se Asociacioni është i definuar me kompetenca ekzekutive që nuk nënkuptojnë asnjë nivel tjetër të qeverisjes.