image Dramë në Prishtinë: Burri në pikë të ditës tenton ta fus me dhunë brenda veturës 21-vjeçaren, ia kërcënon babain dhe vëllain

Siguri

Dramë në Prishtinë: Burri në pikë të ditës tenton ta fus me dhunë brenda veturës 21-vjeçaren, ia kërcënon babain dhe vëllain

news image

Një vajzë e re është përballur dje me një rrezik serioz gjatë kohës që po ecte rrugës ‘Çeta e Llapit’ në Prishtinë për të shkuar në shtëpinë e saj, pasi u ndoq e u ngacmua nga një burrë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:35, kur i dyshuari e kishte përcjellë 21-vjeçaren nga mbrapa duke e ngacmuar me fjalë e duke e kërcënuar. Por në një moment ai kishte shkuar një hap tutje, duke tentuar që dhunshëm ta fus vajzën e re në veturën e tij.

21-vjeçarja kishte arritur që të shpëtojë nga duart e të dyshuarit, pasi kishte hyrë në oborrin e një familjeje që ndodhej aty pranë dhe ishte strehuar te ta. Më pas kishte njoftuar për atë që i ka ndodhur edhe babain e vëllain e saj, të cilët shkuan ta shpëtojnë.

Por e gjithë drama nuk përfundoi me kaq, pasi që edhe babain dhe vëllain e viktimës i zuri sherri me të dyshuarin, i cili me armë në dorë i kërcënoi ata me jetë.

Për gjithë ndodhinë, 21-vjeçarja u drejtua në stacion policor për të kërkuar ndihmën e organeve të rendit. Ajo ka identifikuar personin e dyshuar, mirëpo i njëjti nuk është gjetur në shtëpinë e tij pasi u kërkua nga hetuesit policorë.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Rrëmbim në tentativë’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armës’.

/GazetaSinjali/