image Dragash: Theu derën e shtëpisë me sëpatë dhe lëndoi gruan, dërgohet për kontroll psikiatrik

Siguri

Dragash: Theu derën e shtëpisë me sëpatë dhe lëndoi gruan, dërgohet për kontroll psikiatrik

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Dragash, të dyshuar për “dhunë në familje” dhe “kanosje”, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, ai kishte thyer me mjet të mprehtë (sëpatë) derën e shtëpisë dhe kishte tentuar të sulmojë familjarët e tij.

Bashkëshortja e tij raportohet se ka pësuar lëndime nga xhamat e derës që u thyen sëpatë nga i dyshuari.

Policia njofton se i dyshuari është dërguar për kontroll psikiatrik, për t’u dërguar më pas në mbajtje.

“Dragash 04.11.2020-15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull Kos.me probleme psikike, pasi që i njëjti duke kanosur ka tentuar të sulmojëme mjet te mprehtë familjarët e tij. I dyshuari pasi kishte goditur derën kryesore, nga xhamat e thyer viktima femër Kos.-bashkëshortja e tij ka pësuar lëndime. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në kontroll psikiatrik dhe pastaj dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./Gazeta Sinjali/