image Dosja e Mustafës i kalon trupit gjykues më 7 maj

Drejtësi

Dosja e Mustafës i kalon trupit gjykues më 7 maj

news image

Dosja e çështjes kundër Salih Mustafës do të jetë gati për t’iu kaluar trupit gjykues më 7 maj të këtij viti.

Kështu kanë bërë të ditur sot Dhomat e Specializuar.

“Sot, gjykatësi i Procedurës Paraprake njoftoi kryetaren se dosja e çështjes kundër Salih Mustafës do të jetë gati për t’ia kaluar trupit gjykues më 7 maj 2021”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

Mustafa është duke qëndruar në Qendrën e Paraburgimit në Hagë që nga 24 shtatorit i vitit të kaluar, dita kur u arrestua.

Ai po akuzohet për krime lufte gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Mustafa ishte angazhuar në shtrirjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në rajonin e Prishtinës, Obiliqit, Gjilanit, Vitisë e Kamenicës.

Ka udhëhequr njësitet guerile të UÇK-së nën emrin guerilja “BIA” deri me themelimin e zonave operative të Llapit dhe Karadakut./Gazeta Sinjali/