Dosja e çështjes kundër Salih Mustafës do të jetë gati për t’iu kaluar trupit gjykues më 7 maj të këtij viti.
Kështu kanë bërë të ditur sot Dhomat e Specializuar.
“Sot, gjykatësi i Procedurës Paraprake njoftoi kryetaren se dosja e çështjes kundër Salih Mustafës do të jetë gati për t’ia kaluar trupit gjykues më 7 maj 2021”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.
Mustafa është duke qëndruar në Qendrën e Paraburgimit në Hagë që nga 24 shtatorit i vitit të kaluar, dita kur u arrestua.
Ai po akuzohet për krime lufte gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Mustafa ishte angazhuar në shtrirjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në rajonin e Prishtinës, Obiliqit, Gjilanit, Vitisë e Kamenicës.
Ka udhëhequr njësitet guerile të UÇK-së nën emrin guerilja “BIA” deri me themelimin e zonave operative të Llapit dhe Karadakut./Gazeta Sinjali/