image Dortmundi nuk 'lëshon pe' në Gjermani, parisenët ikin në Francë me humbje

Futboll

Dortmundi nuk ‘lëshon pe’ në Gjermani, parisenët ikin në Francë me humbje

news image

Borussia Dortmund ka triumfuar në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Paris Saint-Germain.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin e stërmbushur “Signal Iduna Park” u mbyll me rezultat minimal 1:0 për vendasit.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 36-të nëpërmjet Fullkrug, shkruan Gazeta Express.

Dortmundi ishte mjaft i mirë në ndeshjen e parë, por në të dytën mysafirët e morën iniciativën.

Parisienët patën iniciativën dhe raste tejet të mira shënimi, por nuk arritën të barazonin rezultatin.

Ndeshja e kthimit zhvillohet pas gjashtë ditësh, e martë me fillim nga ora 21:00 në “Parkun e Princave”.

/GazetaSinjali/