image Dortmundi i tregon Chelseat dhe Juventusit 'çmimin' e Adeyemit

Futboll

Dortmundi i tregon Chelseat dhe Juventusit ‘çmimin’ e Adeyemit

news image

Karim Adeyemi mund të largohet nga Borussia Dortmundi në afatin kalimtar të verës.

Sulmuesi i talentuar gjerman është në listën e dëshirave të dy gjigantëve evropianë si Chelsea dhe Juventus të cilët e duan transferimin e tij.

Megjithatë për ta larguar atë nga Signal Iduna Park nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi Adeyemi vlerësohet lartë nga Dortmundi.

Gazeta e madhe gjermane Sport Bild ka raportuar se verdhezinjtë janë të gatshëm ta shesin Adeyemin, por vetëm për një çmim të lartë.

Dortmund do ta lejoj largimin e yllit të skuadrës vetëm nëse vije një ofertë prej 50 milionë euro.

Duket e vështirë që Juventusi të paguaj një shumë të tillë, por e njëjta nuk mund të thuhet edhe për Chelsean që paratë nuk janë problem për londinezët.

Gjithsesi vete sulmuesi gjerman ka shprehur gatishmërinë për tu larguar dhe ditët në vijim janë vendimtare për të ardhmen e tij.

/GazetaSinjali/