image Doris Pack i del në krah qeverisë për rastin e Klanit: Kjo media i përket një shteti tjetër i cili ka për interes dezinformatat

Kosovë

Doris Pack i del në krah qeverisë për rastin e Klanit: Kjo media i përket një shteti tjetër i cili ka për interes dezinformatat

news image

Ish-deputetja e Parlamentit Evropian nga radhët e CDU-së, Doris Pack, është pozicionuar pro kryeministrit Kurti dhe qeverisë së tij.

Ajo i ka dalur haptasi në mbështetje lidhur me mbylljen e Klan Kosovës. Madje, këtë të fundit e ka krahasuar me Rusinë.

“Kjo medie i takon një shteti, interesi i vetëm i së cilës është dezinformimi dhe lajmet e rreme. Njësoj siç bën Rusia dhe si është e ndaluar në Evropë. Mos bini pre në mënyrë të vazhdueshme në kurthet politike të Serbisë”, ka shkruar Pack.

Ajo i ka replikuar edhe ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, i cili ka thënë se mbyllja e një prej mediave më të mëdha në Kosovë është goditje serioze për lirinë mediale.

“Zotëri ambasador, duhet të jeni të kujdesshëm në gjykimin tuaj për këtë version: kjo media i takon një shteti të huaj, që nuk ka asnjë interes për gazetarinë e mirë dhe të saktë. Kjo është e dukshme sidomos në këtë kohë kur dialogu mes Serbisë dhe Kosovës është tejet i rëndësishëm”, ka qenë replika e Doris Pack.

/GazetaSinjali/