image Dorëzohet në Polici 'Kobra' i Prizrenit, deklaron se ishte jashtë vendit

Siguri

Dorëzohet në Polici ‘Kobra’ i Prizrenit, deklaron se ishte jashtë vendit

news image

Personazhi i njohur për publikun si ‘Kobra’ që po kërkohej nga Policia që disa ditë pasi dyshohet se është përfshirë në një përleshje një nga klubet e natës në Prizrenit, tashmë është dorëzuar.  Dibran Hoxhaj, është duke u intervistuar në stacion policor në lidhje me këtë rast, thonë burimet e Sinjalit.

Gjatë intervistimit, Sinjali mëson se ai ka deklaruar se ka qenë jashtë vendit dhe në momentin që ka marrë ftesën është dorëzuar.

Ai po dyshohet se është i përfshirë në një rrahje të para disa ditëve. Sinjali raportoi mbrëmë se gjithçka u zbulua pas denoncimit të viktimës në Polici, i cili raportoi se është sulmuar fizikisht nga Kobra. Sipas dëshmisë së viktimës i cili ishte në gjendje të dehur, përleshja ka ndodhur në diskotekë dhe motivi që shtyu drejt përleshjes janë problemet e mëhershme mes tyre.

Njësitë policore me të marrë informatën janë vënë në lëvizje për të kapur Kobrën, mirëpo ai ka qëndruar në arrati deri sot.

/GazetaSinjali/