Të dielën e 29 janarit, dy persona kishin mbetur të therur me thikë pas një konflikti që nisi në njërën nga kazinotë që veprojnë në afërsi të Karaçevës. I dyshuari ishte arratisur menjëherë nga vendi i ngjarjes, teksa njëri prej të lënduarve ishte nisur në gjendje të rëndë drejt Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë me dije se i dyshuari Valmir Salihu, 25-vjeçar, është paraqitur sot në stacion policor.
Salihu është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit lidhur me rastin dhe ndaj tij kanë nisur hetimet për veprën penale ‘Vrasje në tentativë’.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.