image Dorëzohet në Polici 21-vjeçarja nga Mitrovica që rrahu pamëshirshëm nënën e saj, s'e pranon fajin

Siguri

Dorëzohet në Polici 21-vjeçarja nga Mitrovica që rrahu pamëshirshëm nënën e saj, s’e pranon fajin

news image

Gazeta Sinjali raportoi sot për një rast të dhunës në familje që ndodhi në qytetin e Mitrovicës, ku një nënë u rrah pamëshirshëm nga vajza e saj, për shkak të punëve të shtëpisë. Dhunën fizike dhe psikike që e pësoi nga vajza, nëna u detyrua ta denoncojë në Polici, ku kërkoi ndihmë para se e bija t’i shkaktojë ndonjë problem më të madh në familje.

Me t’u raportuar rasti, policët u vunë në veprim për ta arrestuar të dyshuarën, por që nuk arritën ta kapnin, pasi e njëjta ishte larguar nga shtëpia menjëherë pasi kreu sulmin ndaj nënës së saj.

Sinjali mëson se vajza siç duket i ka rënë pishman që u zhduk pasi u denoncua nga nëna dhe u paraqit në stacion policor për të dhënë versionin e saj lidhur me rastin.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë njoftuar se e dyshuara u dorëzua në Polici, por gjatë intervistimit nuk e ka pranuar se e ka sulmuar nënën e saj, me arsyetimin se pretendimi i saj është i pavërtetë.

Por si ndodhi rasti?

Sinjali raportoi se një grua 46-vjeçare ka denoncuar në Polici vajzën e saj 21-vjeçare, për të cilën ka deklaruar se e ka rrahur fizikisht.

E gjithë ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm, kur nënë e bijë patën një fjalosje e cila u bë për shkak të punëve të shtëpisë.

Sipas 46-vjeçares si rrjedhojë e mosmarrëveshjes verbale, vajza e saj e kishte fyer e ofenduar me fjalë të rënda e më pas gjithçka kishte eskaluar në dhunë fizike.

21-vjeçarja pamëshirshëm kishte ngritur dorë ndaj nënës së saj, duke e goditur në kokë me shuplaka.

Kjo bëri që nëna e vajzës ta lajmërojë menjëherë Policinë, të cilët posa morën informatën intervenuan shpejt në vendin e ngjarjes dhe nisën hetimet për rastin e iniciuar si “dhunë në familje”.

/GazetaSinjali/