image "Dorëzohet" kryeministrti suedez: Të përgatitemi për mijëra të vdekur

Botë

Pandemia/ “Dorëzohet” kryeministrti suedez: Të përgatitemi për mijëra të vdekur

news image

Kryeministri suedez Stefan Löfven paralajmëroi qytetarët në Suedi “të përgatitemi për mijëra të vdekur”, duke i kujtuar se “është e rëndësishme të kenë disiplinë”. Lajmin e përcjell e përditëshmja Dagens Nyheter, që thotë se kriza mund të zgjasë për muaj të tërë.

Megjithatë, Löfven shtoi se “ kushdo e vendos vetë se si procedon për distancimin social dhe për forcimin e sistemit imunitar. Ne e bëjmë ndryshe. Ndonjëherë varet dhe nga fakti që jemi në fazë tjetër”, duke treguar kështu se pavarësisht se po “dorëzohet”, sërish nuk dëshiron të heqë dorë plotësisht nga linja e butë e adoptuar në kundërshtim me emergjencën sanitare, me bare, restorante e zyra të hapura.

Ai rekomandon kufizimin e kontakteve, duke i besuar më shumë ndjenjës individuale të përgjegjësisë. Aktualisht në Suedi ndalohen rreptësisht vetëm grumbullimet e më shumë se 50 personave, kampionati i futbollit dhe eventet sportive, ndërsa mësimi po bëhet online. Një strategji e tillë ka ngjallur kritika edhe mes vetë suedezëve, teksa vihet re një trend i rritjes së numrit të infektimeve, që gjatë javës së fundit thuajse janë dyfishuar. Suedia numëron deri tani 6.442 të prekur dhe 373 vdekje nga koronavirusi./Gazeta Sinjali/