Kontingjentin e dymbëdhjetë të padive të bëra nga qytetarët e komunës së Gjakovës, kundër serbëve të dyshuarve për krime lufte, do ta dorëzojn sot zyra për mbledhjen dhe dokumentimin e dokumenteve të krimeve të luftës.
Padive të qytetarëve, do të u bashkohen në dorëzim edhe dëshmitë, dokumentet e gjetura të policisë, ushtrisë dhe paramilitarëve serbë, të cilët kanë operuar në këtë komunë.
Dorëzimi i padive dhe dokumenteve do të bëhet në Departamentin për Krime Lufte në Prokurorinë Speciale në Prishtinë./Sinjali/