image Dorëzohen pako për grumbullimin e mostrave për testim të COVID-19

Kosovë

Dorëzohen pako për grumbullimin e mostrave për testim të COVID-19

news image

Qeveritë e Dukatës së Madhe të Luksemburgut, Zvicrës, Norvegjisë dhe Austrisë, në partneritet me UNDP në Kosovë, vazhdojnë me dhurimin e pajisjeve për testim të COVID-19.

Donacioni më i fundit që iu dorëzua Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë, janë 24 pako të PCR UNIVERZAL/VIRAL për grumbullimin e mostrave që përmbajnë 12 mijë copë teste.

Ky donacion i pajisjeve të testimit rikonfirmon partneritetin e përbashkët, të palëkundshëm dhe të vazhdueshëm me institucionet shëndetësore, besimin se ne jemi më të fuqishëm së bashku në luftën kundër COVID-19, dhe është një tjetër shembull i shkëlqyeshëm i një përgjigje efektive ndaj krizës, thuhet në komunikatën për media të UNDP-së./Gazeta Sinjali/