Shoqata për Krimet e Luftës “Gjakova 98’99“, ka dorëzuar rreth 102 kallëzime penale të bëra nga qytetarët e Gjakovës ndaj serbëve të dyshuar për krime lufte, ku u tha se bëhet fjalë prej vrasjeve deri te shkatërrimi i pasurisë.
Dorëzimi i padive dhe dokumenteve u bë në departamentin e krimeve të luftës të Policisë së Kosovës.
Udhëheqësja e grupit të shoqërisë civile në Gjakovë, Shkëndije Hoda, pasi dorëzuan kallëzimet penale, tha se ky është kontingjenti i trembëdhjetë që sjellin të kallëzimeve penale , në të cilin janë përfshirë 102 lënë për krime në komunën e Gjakovës
Sipas saj, ky është bashkëpunimi i parë me Policinë e Kosovës, ku po iu ofrojnë dëshmi rreth krimit.
“Shpresojmë për një rezultat më pozitiv. Njëherë për një herë nuk kemi asgjë por po shihet që vullneti shumë i madh dhe veprimi i policisë në komunën e Gjakovës është shumë i madh, veprohet çdo ditë, çdo ditë merren dëshmitarët në pyetje dhe besojmë në një të ardhme shumë pozitive”, tha ajo.
Ajo dha detaje edhe rreth kallëzimeve penale që kanë dorëzuar.
“Rastet janë të ndryshme, do të thotë i kemi prej maltretimeve fizike, vrasjeve dhe shkatërrimeve të pasurisë, domethënë janë të gjitha ato çfarë na ka lënë pasoja një luftë e vitit 1999…kjo do të shko në policinë tonë….prokuroria nuk do të jam asgjë një herë, kjo do të shkon një procedurë, pozitivë, ne e dimë që nuk bëhet sot për nëse, ndoshta do të zgjasë një vit apo dy por jemi të bindur për këtë ”, tha ajo.
Në fund ajo tha se procesi ka qenë i vonshëm por po shpejtohet më tepër se sa që kanë menduar./Gazeta Sinjali/