Fanella e Maradonës ‘Hand of God – Dora e Zotit’ nga ndeshja e Anglisë del në ankand, 5.2 milionë dollarë kërkohen për të.
Ishte momenti më i mirë ose momenti më i keq në historinë e futbollit, varësisht tani se si e shohin sportdashësit.
Fanella e veshur nga Diego Maradona kur shënoi golin e diskutueshëm “Hand of God” kundër Anglisë në Kupën e Botës 1986 është në shitje për herë të parë.
Drejtuesi i ankandit Sotheby’s tha të mërkurën se fanella mund të arrijë më shumë se 4 milionë paund (5.2 milionë dollarë) në një ankand online që hapet më 20 prill, shkruan marca.
Brahm Wachter, kreu i veshjeve dhe koleksioneve moderne të Sotheby, tha se fanela është “në një listë të vogël të artikujve memoriale sportive më të rëndësishme në botë“.
“Unë kurrë nuk do të arrij të trajtoj më diçka kaq të mirë”, tha Wachter.
Fanella do të ekspozohet në sallonin e Sotheby’s në Londër gjatë periudhës së ofertimit nga 20 prilli deri më 4 maj.