Stilistja e njohur italiane, Donatella Versace, ka vendosur të ndalojë përdorimin e lëkurës së kangurit në kreacionet e saj.
Këtë ajo e ka konfirmuar në një prononcim për “Guardian”, duke thënë se nuk e ka përdorur lëkurën e kangurit që nga viti 2019.
Ky vendim vjen pasi zjarret përfshinë Australinë, ku kanë prekur shumë prej tyre si dhe duke u bazuar në faktin që çdo vit mbi 2 milionë kangurë vriten për qëllime tregtare./Gazeta Sinjali/