image Donaldi tha se është beqar, reagon Bora Zemani: Pavarësisht provokimeve…

Bota e Yjeve

Donaldi tha se është beqar, reagon Bora Zemani: Pavarësisht provokimeve…

news image

Bora Zemani ka reaguar sërish për të sqaruar publikun mbi marrëdhënien e saj me Donaldin.

Pasi konkurrenti mes debatesh me Semin dhe banorët e tjerë në shtëpinë e “Big Brother” u shpreh se është beqar u ndesh me kritika nga ata dhe nga publiku.

Ai u shpreh më pas se nuk mund të deklarohet i lidhur kur Bora është jashtë dhe nuk ka folur ende me të.

Bora, në një video të shpërndarë në rrjetin social “Instagram”, thotë se “ju e dini qëndrimin tim, pavarësisht provokimeve që bëhen”, ndërsa mban në qafë varësen që Donaldi i dhuroi pak ditë më parë.

Ishte dita e përvjetorit, që aktori e konsideronte shumë të rëndësishme dhe në një qese çokollatash futi varësen dhe e hodhi jashtë shtëpisë, që më pas të shkonte në duart e moderatores.

Bora dhe Donaldi na dhuruan momente të paharrueshme, kur bukuroshja hyri në “Big Brother VIP”.

/GazetaSinjali/