Mbrëmjen e sotme Bora Zemani bëri postimin e shumëpritur nga fansat me Donald Veshajn.
Dyshja që prej muajsh komentohen për një ribashkim duket se e thanë fjalën e tyre të fundit duke e konfirmuar romancën.
Një foto e tyre e përbashkët padyshim që do të merrte reagime të shumta dhe ashtu ndodhi brenda pak minutash u vërshua nga mijëra komente e pëlqime.
Nuk ka vonuar shumë dhe Donaldi ka ripostuar të njëjtin imazh në InstaStoryn e tij në Instagram.
Krahas postimit ku shihet me partneren e tij, aktori ka shkruar: “Një hudhër për siguri”.