Lidhja e dashurisë mes reperit nga Drenica, Don Xhon dhe modeles ruse, Ariana Lirey ka përfunduar.
Dyshja duket se kanë ndarë rrugët përfundimisht dhe këtë e konfirmoi modelja përmes disa shkrimeve që ka ndarë në InstaStory.
Një reagim lidhur me marrëdhënien e tyre nuk ka munguar as nga Don Xhoni, i cili po ashtu tregon të vërtetën duke shtuar se janë ndarë, por që ka një respekt të madh për Lirey.
Ai në fund i ka thënë që të mos vazhdojë të bëjë drama dhe që të mos e luajë viktimën në Instagram, pasi nuk është një person i tillë.
“Kam respekt të madh për ju, ti ke qenë pjesë e jetës time. Është një kohë që nuk do të harrohet kurrë, por gjithçka e ka një fund. Shpresoj që të jesh e lumtur në jetë dhe Zoti të bekoj zemrën tuaj”, ka thënë reperi.
Ata tani kanë hequr njëri-tjetrin nga Instagrami, madje Ariana tha se ia kishte bërë bllok.