Don Xhon është rep-artisti më i ri por më i përfoluri për momentin në estradën shqiptare, shkruan Gazeta Sinjali.
Ai u bë i njohur me ‘free-style’ në kohën e karantinës dhe si duket tani ai po e shijon famën dhe suksesin.
Artisti sot ka publikuar një InstaStory ku falënderoi të gjithë fansat e tij për mbështetjen e madhe, teksa u shpreh se ai është aq i lumtur me ta sa nuk ka as fjalë të shprehet.
Kurse, ai edhe paralajmëroi një befasi në videoklipin e ri për të falënderuar të gjithë për përkrahjen.
Vlen të theksohet se projekti i fundit muzikor “Unë foli i fundit” nga Don Xhoni i cili ishte ‘freestyle’, u prit tejet mirë nga fansat e tij.