Justin Bieber këngëtari me famë botërore, ditë më parë ka festuar dy-vjetorin e martesës me modelen Hailey.
Por, disa reagime nga ndjekësit e këngëtarit janë duke aluduar se ai ende nuk e ka harruar ish-të dashurën, Selena Gomez, shkruan Daily Mail.
Adhuruesit e tij kanë filluar thashethemet për shkak të një tatuazhi dedikuar Selenës, të cilët ishin së bashku rreth tetë vite më parë.
26-vjeçari gjatë muajit të kaluar kishte zbuluar tatuazhin e ri, ku në trëndafilin e dizajnuar shihej edhe shkronja “S”.
“Trëndafili ka një S në të. Është pikërisht për Selenën”, kishte shkruar nga komentuesit.
Në rrjetet sociale kanë shpërthyer mijëra imazhe, në të cilat fokusohej më shumë shkronja, që thuhet se është për krijuesen e hitit “Lose You To Love Me”.
Kujtojmë se Justin po ashtu në vitin 2015 në emisionin e Ellen DeGeneres kishte treguar se kënga “What Do You Mean” është dedikim për Gomez. /Gazeta Sinjali/