image Doli nga shtëpia në mëngjes dhe nuk u kthye më, familja kërkon ndihmë për gjetjen e 55-vjeçarit nga Ferizaj

Siguri

Doli nga shtëpia në mëngjes dhe nuk u kthye më, familja kërkon ndihmë për gjetjen e 55-vjeçarit nga Ferizaj

news image

Orë ankthi për një familje nga fshati Slivovë i Ferizajt, pasi një burrë me probleme shëndetësore është raportuar i zhdukur që nga mëngjesi i së premtes.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për Latif Ramadanin, rreth 55-vjeçar , për të cilin familjarët kanë humbur çdo kontakt që nga momenti kur u largua nga shtëpia.

Sipas denoncimit të bërë nga bashkëshortja e tij, H.R, 55-vjeçari kishte dalë nga shtëpia rreth orës 08:35 të mëngjesit, por nuk ishte kthyer më.

Familjarët kanë tentuar gjatë gjithë ditës ta kontaktojnë në telefon, mirëpo ai nuk është përgjigjur në asnjërën nga thirrjet.

Sinjali mëson se Latif Ramadani vuan nga probleme shëndetësore dhe është nën trajtim të rregullt sipas terapisë së përshkruar nga mjeku.

Sipas familjes, edhe në të kaluarën ka ndodhur që ai të largohej nga shtëpia, por zakonisht gjendej në lokacione të afërta. Kësaj radhe, megjithatë, kërkimet nuk kanë dhënë rezultat.

Për rastin janë njoftuar njësitë hetimore rajonale, ndërsa në konsultim me Prokurorin kujdestar është iniciuar rasti “Person i Zhdukur”.

Hetimet dhe kërkimet për gjetjen e tij janë në vazhdim.

Familja apelon që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e Latif Ramadanit të njoftojë Policinë ose familjarët.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/