Përpos filmave e aktiviteteve të ndryshme, këtë edicion DokuFest-i vjen me një pako të veçantë për diasporën.
Nën moton “Shijo Kosovën si kurrë më parë”, DokuFest ka organizuar tri pako, për mërgimtarët me çmim special, transmeton Sinjali.com
Ecje historike në Prizren – do t’u ofrojë vizitë monumenteve të trashëgimisë kulturore, drekë tradicionale dhe tregime gastronomike, shfaqje filmi në DokuFest dhe DokuNights Koncert.
Degustimi i verërave në Rahovec – Degustimi i pesë llojeve të verërave, transporti, darka tradicionale me tregime gastronomike, shfaqje filmi në DokuFest dhe DokuNights Koncert.
Nashec Tour – Tour me bicikleta në Nashec, Kajak, në luginën e Drinit, piknik në Nashec dhe DokuNights Koncert.
DokuFest, që sivjet shënon edicionin e 18-të, ka filluar dje dhe do të zgjasë deri më 10 gusht 2019/Sinjali/