image Doganat greke paralajmërojnë grevë 48-orëshe, do të ndalohet lëvizja e mjeteve në të gjitha pikat kufitare

Rajon

Doganat greke paralajmërojnë grevë 48-orëshe, do të ndalohet lëvizja e mjeteve në të gjitha pikat kufitare

news image

Foto ilustruese


Doganat greke kanë paralajmëruar një grevë 48 orëshe nga data 2 prill në orën 08:00 të mëngjesit dhe deri në 04 prill në 08:00 të mëngjesit.

Si pasojë e grevës do të paralizohet totalisht lëvizja e mjeteve nga dhe drejtë Greqisë në të gjitha pikat doganore.

Probleme do të ketë edhe për lëvizjen e mallrave në portet dhe aeroportet.

Sa i përket doganave greke që janë porta hyrëse me Shqipërinë, stafi në to paralajmëroi pjesëmarrje të gjerë në grevë, raporton TCH.

/GazetaSinjali/