Dogana e Kosovës ka zbuluar pothuajse 20 mijë kilogramë produkt ushqimor me bazë yndyre bimore me afat të skaduar gjatë një kontrolli në një depo doganore të autorizuar në rajonin e Mitrovicës.
Pas verifikimit të dokumentacionit dhe krahasimit të të dhënave elektronike me gjendjen faktike në depo, është konstatuar se 19,875 kilogramë mall kishin tejkaluar afatin e përdorimit. Për rastin është njoftuar Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, e cila ka urdhëruar asgjësimin e produkteve sipas legjislacionit në fuqi.
Gjatë të njëjtit kontroll, Dogana ka evidentuar edhe mungesën e 5,450 kilogramëve mall që duhej të ishin nën mbikëqyrje doganore, por që nuk janë gjetur në hapësirat e depos.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!