COVID-19

Të infektuar

5118

Të shëruar

2370

Të vdekur

108

Avancime/ Dogana shfrytëzon kohën e ndërrimit të Qeverive për rehatimin e personave në pozitat menaxheriale (Dokument)

news image

Dogana e Kosovës e udhëhequr nga Bahri Berisha po e shfrytëzon vakuumin institucional për të rehatuar persona në pozita të larta.

Para se të formohet Qeveria e re, ky institucion vital i shtetit, ka hapur konkurs të brendshëm për avancimin e stafit në pozita të larta menaxheriale, shkruan Gazeta Sinjali.

Konkursi është shpallur sot për të paktën 7 pozita të larta menaxheriale si dhe për oficerë dogane dhe do të qëndroj i hapur 15 ditë, përkatësisht deri më datën 30 tetor.

Sa i përket pozitave menaxheriale janë shpallur vendi për një Udhëheqës të Sektorit të Përfaqësimeve, një Udhëheqës i Sektorit të Përkrahjes dhe pesë pozita Udhëheqës Departamentesh.

Përveç tyre, Dogana e Kosovës ka hapur konkurse edhe për oficerë doganorë, merr vesh Gazeta Sinjali nga burimet brenda këtij institucioni.

Përkundër se Dogana e Kosovës është institucion i pavarur i Republikës së Kosovës, ajo sikurse edhe institucionet e tjera, në vazhdimësi kanë qenë të ndikuara politikisht përmes punësimeve dhe avancimeve partiake, gjë që ngrit dyshimet për parregullësi në avancimin e stafit në këtë kohë tranzicioni, shkruan Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues i Gazetës Sinjali nga ky institucion ka bërë të ditur se këto konkurse janë bërë me qëllim për të rehatuar persona në pozita para se të formohet Qeveria e re.

Ai pretendon se këto rekrutime bëhen kundërligjshëm, pasi siç bën të ditur pastruesit dhe stafi tjetër joprofesional e i pakualifikuar tashmë po i mbajnë trajnimet për tu avancuar në pozitat e oficerëve doganorë.

Lidhur me këtë çështje Gazeta Sinjali ka provuar të kontaktojë me zëdhënësin e Doganës së Kosovës, Adriatik Stavilecin, por kontakti me të ka qenë i pamundur. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin