image Dogana shënon ulje të të hyrave, presin normalizim të gjendjes pas koronavirusit

Kosovë

Ekonomi/ Dogana shënon ulje të të hyrave, presin normalizim të gjendjes pas koronavirusit

news image

Pandemia e koronavirusit ka ndikuar që të ulen të hyrat doganore në Kosovë. Të hyrat pritet të normalizohen pas tejkalimit të pandemisë.

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci ka thënë se duke iu referuar të hyrave paraprake ka pasur një ulje të importit, por sipas tij krejt varet na konsumimi.

“Nëse i referohemi të dhënave paraprake që prej Serbisë kemi pasur rreth 450 milionë euro import të produkteve brenda një viti atëherë normalisht që pritet por sidoqoftë gjithë kjo varet nga sjellja e konsumatorëve kosovarë. Nëse konsumatorët kosovarë janë kërkesë për këtë produkte normal do të shtohet importi varet nga konsumimi”, tha Stavileci.

Ai ka thënë se shifrat momentale janë nën mesataren ditore e mujore që ka qenë më herët.

“Kjo shifër është pak a shumë e ulët dhe është nën mesataren mujor, mesataren e ditore që kemi pasur të importi prej Serbisë. Po për momentin që flasim të hyrat janë pak a shumë të njëjta me vitin e kaluar normalisht që pandemia jo vetëm në Kosovë por në gjithë botën ka ndikuar në uljen e kapaciteteve ekonomike jo vetëm  dhe në këtë aspekt ne kemi vërejtur një ulje momentale të hyrave dhe besojmë që në momentin kur pandemia do të ulet të hyrat do të kthehen në trajkoren normale”, tha Stvileci.  

Ai ka thënë se Dogana këtë vit planifikon të hyra prej 1.2 milard euro.

“Planifikimi i doganave jo vetëm këtë vit por, gjatë viteve të fundit ka arritur të tejkalojë 1 miliardë euro, ndërsa planifikimi për këtë vit kalon 1.2 miliard euro për tu mbledh gjatë gjithë vitit”, shtoi ai.

Ai ka thënë se dëmet e krijuara nga situata e krijuar me koronavirus do të ndikojnë në buxhetin e shtetit, por kjo nuk do të jetë si shkak i uljes së performancës së doganës por si rezultat i pandemisë.

“Gjithsesi se këto ndikojnë në buxhetin e shtetit se pritet të jetë një efekt të hyra jo si rezultat i mos performancës, por si rezultat i uljes së konsumit dhe pandemisë e cila jo vetëm në Kosovë por edhe në vende të tjera kanë ndikuar direkt në uljen e performancave ekonomike të vendeve të ndryshme. Ne presim që këto të hyra të stabilizohen në momentin kur pandemia të eliminohet”, tha Stavileci për EO.

Ai ka thënë se Kosova nuk ka rrezik për ndonjë krizë ekonomike dhe këtë e tregojnë të hyrat momentale.

“Nuk besoj që kemi rrezik nga një krizë ekonomike për arsye se Kosova ka kapacitete të mjaftueshme për ta përballu këtë krizë, e sidoqoftë të hyrat momentale të cilat ne jemi duke i grumbulluar tregojnë që mund të përballohet kjo”, tha Stavileci.