Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrolleve në dy barnatore në Ferizaj janë gjetur 436 pako barna pa banderola të Republikës së Kosovës.
Në një njoftim të Doganës, bëhet e ditur se disa prej tyre mbanin banderola të Serbisë dhe shteteve tjera.
Vlera e tyre është rreth 4 mijë euro.
“Mallrat janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtutjeshme. Rasti është duke u trajtuar nga njësitet e Doganës së Kosovës”.