image Dogana e Kosovës: Të hyrat vetëm gjatë muajit janar kanë kaluar 80 milionë euro
[wp-story id="814678"]

Financa

Dogana e Kosovës: Të hyrat vetëm gjatë muajit janar kanë kaluar 80 milionë euro

news image

Dogana e Kosovës ka rritur performancën e të hyrave duke tejkaluar vitit 2020 për mbi 9%, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të doganës, mbledhja e të hyrave gjatë janarit të këtij viti ka shënuar rritje më shumë se 9.3%, krahasuar me janarin e vitit të kaluar.

Kështu, sipas doganës në muajin e parë të këtij viti dogana ka grumbulluar 80.1 milionë euro, derisa në janarin e 2020-ës kishte mbledhur 73,2 milionë euro.

“Kjo rritje është domethënëse pasi janari i vitit të kaluar (2020) ishte muaji i vetëm i vitit, i cili ishte pa ndikimin ekonomik të shkaktuar nga pandemia COVID-19, prandaj edhe kjo arritje tregon përkushtimin e doganës për të realizuar planifikimet financiare”, thuhet në njoftimin e doganës./Gazeta Sinjali/