image Dogana e Kosovës kap rreth 100,000 funta britanike në aeroport

Detaje/ Dogana e Kosovës kap rreth 100,000 funta britanike në aeroport

news image

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë kapur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës rreth 100,000 funta angleze, të cilat është tentuar të futen në mënyrë ilegale në territorin e Kosovës.

Në një komunikatë për media, Dogana ka bërë të ditur se ditën e martë oficierët doganorë kanë ndaluar një udhëtare angleze, e cila u është nënshtruar kontrolleve shtesë, pasi kontrollet fillestare kanë nxitur dyshime për parregullsi.

“Kontrolla fizike e udhëtares ka gjetur mjete monetare te fshehura në thellësi të çantës te vakumuuara. Pasi janë gjetur, udhëtarja është kontrolluar detalisht si dhe është vendosur nën kontroll”, është thënë në komunikatë.

Sektori i hetimeve në Doganën e Kosovës ka thënë se mjetet monetare janë ndaluar dhe rasti është duke u hetuar.

Dogana ju bën ftesë të gjithë qytetarëve që udhëtojnë se kanë obligim ligjor të bëjnë deklarimin e mjeteve monetare të cilat bartin me vete në vlerë mbi 10.000 mijë euro. /Gazeta Sinjali/